Java e 21-të e Superiores/ Luftë në dy ndeshje për mbijetesë. Partizani-Laçi, sa shumë tifo për… Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 11:34

Java e 21-të e Superiores/ Luftë në dy ndeshje për mbijetesë. Partizani-Laçi, sa shumë tifo për… Tiranën

A e imagjinoni dot që Partizani të bëjë tifo për Tiranën? Shumë e vështirë të ndodhë. Po sikur në mes të futen edhe llogaritë, fakti që Tirana nuk është një rivale e drejtpërdrejtë këtë sezon për titullin dhe Vllaznia është ekipi për t’u ndalur? Atëherë jo vetëm Partizani, por edhe Laçi do të ishte me “pult” në dorë në orën 13:00, para se të bëjnë analizën e fundit për sfidën e orës 16:00 në “Elbasan Arena”.

Vllaznia-Tirana

Java e 21-të nisi me një prej superndeshjeve që kalendari rezervon. Kukësi ndali vrullin e Teutës me një barazim 2-2 në Durrës, duke u dhënë shans Partizanit dhe Laçit që të bëjnë një hap më tej drejt kreut. Pikavarazhi dhe klasifikimi momental i detyron të kuqtë dhe kurbinasit të bëhen bashkë, të paktën para nisjes së sfidës për të shpresuar dhe festuar një ndalesë të Vllaznisë. Barazimi apo (sikur për ndjekëset) humbja e kuqebluve është një mundësi për të dyja ndjekëset, që të futen në fushë me një presion më pak. Më së paku, Vllaznia u ndal, atëherë le të marrim qoftë edhe një pikë ndaj rivalit direkt. Në të kundërt, një fitore e Vllaznisë, shoqëruar me barazim ose humbje për secilën, Partizanin dhe Laçin, e thellon më tej distancën.

Mirëpo, java e 21-të luhet edhe për mbijetesën. Njësoj si Laçi e Partizani, edhe Bylisi e Skënderbeu “do të bëhen bashkë” për të bërë tifo për Apoloninë. Kjo, për faktin se do të jetë skuadra që do të ndeshet me Kastriotin dhe çdo hap fals i krutanëve jep shpresa për tri ekipet e fundit. Njëkohësisht, Skënderbeu luan një finale të rëndësishme përballë Bylisit, teksa një fitore përmbys renditjen mes tyre, e cila shoqëruar edhe me ndalesën e Kastriotit, do të rihapte zonën “e kuqe”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"