Java e 20-të e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 18:22

Java e 20-të e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Vlerësim i “Panorama Sport”

Kategoria Superiore luajti këtë javë ndeshjet e javës së 20-të. “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

 

FORMACIONI MË I MIRË

 

formacioni me i mire

 

FORMACIONI MË I DOBËT

 

formacioni me i dobet

 

TRAJNERI MË I MIRË – PETER PAKULT

Pavarësisht se Kukësi mund të duket një skuadër apatike në pjesën e parë të takimit, në gjysmën e dytë, të besuarit e trajnerit Pakult shndërrohen dhe arrijnë të gjejnë lehtësisht rrugën e rrjetës. Një gjë të tillë e bënë edhe në ndeshjen ndaj Partizanit, ku pavarësisht disavantazhit të pjesës së parë, arrijnë të kthejnë gjithç- ka në avantazhin e tyre, duke shënuar tre gola dhe “hipotekuar” fitoren.

pakult

TRAJNERI MË I DOBËT – KLEVIS DALIPI

Të mos ruash dot avantazhin përballë Kukësit, nuk është e lehtë, por kur gabimet në mbrojtje janë foshnjarake, atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Më shumë se humbja, ajo që u pa te Partizani, ishte mentaliteti i lojtarëve që pas një kartoni të kuq, të akorduar kur ata ishin në avantazh, dorëzohen dhe pësojnë shpejt dy gola. Kjo do të thotë se te të kuqtë duhet të punohet dhe në aspektin psikologjik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"