Java e 19-të në Kategorinë e Parë, ja të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 11:03

Java e 19-të në Kategorinë e Parë, ja të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Do të luhen ditën e sotme 5 ndeshje në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 19-të në këtë kampionat.kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x308

Teksa janë ndarë grupet, tashmë do të luhen ndeshjet sipas ndarjeve. Ditën e sotme do të luhen vetëm ndeshjet për “play out”. Në grupin A, Egnatia do të presë në shtëpi Dinamon në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja ekipet. Tërbuni dhe Veleçiku do të jetë gjithashtu një ndeshje shumë e rëndësishme, ku ekipet do të kërkojnë të marrin fitoren.

Në grupin B, Oriku pret në shtëpi Elbasanin, duke filluar nga ora 15:00. Iliria dhe Shënkolli do të përballen mes tyre për të marrë maksimumin nga fusha e lojës.

Për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fazën e parë, pritet te jetë një ndeshje shumë e luftuar mes Devollit dhe Turbinës, që do të luhet në Bilisht nga ora 15:00.

GRUPI A

“PLAY OUT”, SOT

Egnatia-Dinamo 14:00

Tërbuni-Veleçiku 14:00

Burreli pushim

GRUPI B

“PLAY OUT”, SOT

Oriku-Elbasani 15:00

Iliria-Shënkolli 15:00

Devolli-Turbina 15:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"