Java e 19-të e Kategorisë Superiore, ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 22:27

Java e 19-të e Kategorisë Superiore, ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Pas përfundimit të javës së 19-të të Kategorisë Superiore, “Panorama Sport” ka zgjedhur formacionin më të mirë dhe më të dobët në bazë të paraqitjes së lojtarëve.

Formacioni me i mire

SHPËTIM DURO- Mposhti Partizanin në një moment kur situatën nuk e kishte në favor, madje vinte pas një goditjeje psikologjike që ekipi i tij kishte marrë me atë barazim në Gjirokastër. Shpëtim Duro është trajneri më i mirë i javës së 19-të. Numri një i pankinës së Kukësit e fitoi edhe taktikisht duelin me Adolfo Sormanin, duke e kapur disa herë Partizanin e tij në kundërsulme dhe krijuar raste më të pastra.

Formacioni me i dobet

NIKOLIN ÇOÇLLI- Formacioni që bind nuk ndryshohet dhe lëvizja e vetme që trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli, bëri në sfidën ndaj Tiranës, rezultoi joefikase, madje e dëmtoi skuadrën. Në ndryshim nga ndeshja me Kukësin, ai improvizoi si mbrojtës të majtë kapitenin Demo, aty ku në krahun e tij Kobinah & CO bënë çfarë deshën. Gjithashtu, Çoçlli kishte “prishur” edhe treshen e mesfushës dhe me siguri është penduar për zgjedhjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"