Java e 18-të me polemika të shumta, gafat e arbitrave vendosin ndeshjet në Gjirokastër e Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 19:48

Java e 18-të me polemika të shumta, gafat e arbitrave vendosin ndeshjet në Gjirokastër e Tiranë

Vit i ri, zakone të vjetra. Asnjë reflektim prej arbitrave në nisje të 2020-ës, pasi gafat janë trashanike. Java e 18-të nxori edhe një herë në pah problematikat e mëdha të gjyqtarëve, të cilët në të paktën dy ndeshje vendosën edhe rezultatet. Rastet më flagrante janë ato në Gjirokastër dhe Tiranë, në gjykimin e Erjon Bastarit dhe Enea Jorgjit. I pari anuloi një gol të rregullt për Luftëtarin dhe i mohoi një penallti, ndërsa elbasanasi duhet të anulonte për prekje të topit me dorë golin e Tiranës. Dyshime ka edhe në Korçë për 11- metërshin e dytë në favor të Partizanit. Në Shkodër u veprua drejt me penalltinë, ndërsa në Durrës nuk pati vend për polemika.kukesi luftetari

LUFTËTARI–KUKËSI 0-0

Gjyqtarë: E.Bastari, D.Rexha, M.Shazivari (Tiranë) Erjon Bastari e katranosi në Gjirokastër, në ndeshjen e tij të dytë në elitë.

15’ Ndërhyrje horror në mesfushë e Teqjes ndaj Çelës, por gjyqtari e fal mbrojtësin e Kukësit. Kursehet i verdhi.

35’ Lika kroson në zonë dhe topi shkon te Qato, që gjuan me të majtën dhe shënon. Arbitri Bastari sinjalizon për gol, por pas tri sekondash, ndryshon mendim dhe bën me shenjë për goditje dënimi në favor të Kukësit. Pamjet filmike tregojnë se nuk ka as faull brenda zonës dhe as pozicion jashtë loje. Edhe pretendimi për largimin e topit pa kaluar vijën fatale nga mbrojtësi Obanor bie, pasi “sfera” e kishte kaluar vijën. Anësori Rexha nuk e ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje, ndërsa kryesori u fut në kolaps. Një gafë trashanike.

56’ Lika futet në zonë dhe driblon Mustën, i cili i ndërhyn në mënyrë të gabuar, i painteresuar për topin. Arbitri vazhdon lojën dhe nuk akordon penallti. Në vijimin e aksionit, Dragoshi shërben në qendër, aty ku portieri Xhika bën një ndërhyrje brutale ndaj Açkës. Për habinë e të gjithëve, Bastari jep faull në favor të portierit, në një kohë që duhet të akordonte penallti për Luftëtarin. E pafalshme…
JORGJI BYLIS

TIRANA-BYLIS 2-1

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Astrit Mahmuti, Emigers Ganxhi (Elbasan), Hermal Llapraj (Vlorë) Një tjetër gjykim për t’u harruar ishte ai i ndërkombëtarit Enea Jordhi në “Selman Stërmasi”.

19’ Goli i Elton Kalesë duhet të anulohej, sepse topi preket me dorë nga braziliani.

64’ Peposhi mundohet të pasojë në qendër, por topi ndalet nga Doka i shtrirë në tokë. Akordohet penallti, por dyshimet janë nëse fillimisht e ka prekur me trup e pastaj me dorë.

75’ Mëllugja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli në dëm të Torasës. Elbasanasi vepron drejt në këtë rast, por nuk përdor të njëjtin standard me Çelhakën.

94-96’ Batha gjen shtyllën pas një goditjeje dënimi, topi shkon te Doka që e çon te Ngo. Gjuan anglezi me kokë, por ndalet nga trau. Sfera i kthehet sërish dhe prek krahun e majtë të sulmuesit të Tiranës, i cili në rrëmujë e sipër e dërgon topin në rrjetë në shtesë. Shumë pranë janë Goxha dhe Hidi e Muça në kërkim të topit.
PARTIZANI SKENDERBEU

SKËNDERBEU-PARTIZANI 3-2

Gjyqtarë: A. Beqiri, D.Myftari (Tiranë), H. Lisaku (Durrës) Rastet për moviolë nuk mungojnë në Korçë, ndonëse nuk ndikuan në rezultat.

7’ Solomon hyn në zonë dhe aty ka një dyluftim me Pollozhanin. Ky i fundit bie në fushë dhe kap topin me dorë me pretekstin se u shty nga sulmuesi i Partizanit. Ka penallti dhe është e drejtë.

16’-39’ Shumë të rregullt që të dy kartonët e verdhë për Rron Brojën, që sollën edhe të kuqin. Në të dyja rastet ka bërë ndërhyrje të gabuara në mesfushë.

66’ Ndeki i ndërhyn Bardhit pas shpine, por kursehet. Duhet të merrte të verdhin, që do të ishte i dyti.

71’ Gjuajtja e Çinarit devijohet dhe përfundon jashtë. Gjyqtari është i mendimet se topi është prekur me dorën e ngritur lart nga Imami, që më pas u përplas te koka e Ditës. Jepet penallti, por ka dyshime për mungesë pamjesh. Kapiteni i Skënderbeut kontestoi në këtë moment, por Ardian Beqiri ia kurseu të kuqin.
VLLAZNIA FLAMURTARI

VLLAZNIA-FLAMURTARI 2-0

Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj (Tiranë), Ilir Tartari (Fier), Redvan Shaba (Tiranë)

37’ Malota pengohet në zonë nga Muçollari dhe me të drejtë Kreshnik Bajramaj tregon pikën e bardhë. Shkodranit i shkaktohet faull, pasi mbrojtësi i mbështetet sipër në trup.teuta laci aleksi

TEUTA – LAÇI 0-1

Gjyqtarë: E.Hamiti (kryesor), R.Çokaj dhe M.Llukmani (anësorë), K.Kola dhe L.Alla (arbitra të linjës), E.Malo (i katërt);

Gjykim korrekt dhe asnjë pretendim nga palët. Asnjë rast për t’u përmendur. E vetmja ndeshje me 6 arbitra, e kaloi me sukses “klasën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"