Java e 14-të e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 18:44

Java e 14-të e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Vlerësim i “Panorama Sport”

 

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 14-të, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë. Kukësi u mund në shtëpi nga Lushnja e vendit të fundit, ndërsa fitore të madhe, ka arritur edhe Laçi, ndaj Skënderbeut kryesues, që deri në këtë javë nuk e kishte provuar shijen e disfatës.

Në takimet e tjera, Partizani fitoi me përmbysje në sekondat e fundit ndaj Teutës, ndërsa Luftëtari fitoi në transfertë me shifrat minimale, 0-1 ndaj Kamzës. 3 pikë mori edhe Flamurtari, në sfidën që fitoi në Vlorë, 2-0 ndaj Vllaznisë.

FORMACIONI MË I MIRË

 

formacioni me i mire

 

FORMACIONI MË I DOBËT

 

formacioni me i dobet

 

TRAJNERI MË I MIRË – HYSEN DEDJA

Lushnja ishte pothuajse e rënë nga elita e futbollit shqiptar, por trajneri Dedja ka premtuar se kthesa do të vijë shpejt. Dhe ajo ndodhi në transfertën më të vështirë, në Kukës ndaj ekipit kampion. Si asnjëherë më parë gjatë këtij sezoni, myzeqarët kanë bërë një ndeshje shumë të mirë në “Zeqir Ymeri” dhe kanë arritur të shënojnë tre gola, duke siguruar tri pikë shprese për të siguruar mbijetesën.

Dedja

 

TRAJNERI MË I DOBËT – MLADEN MILINKOVIC

Trajneri i Kukësit, serbi Milinkoviç, duket se e ka humbur kontrollin mbi skuadrën e tij dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit ndaj Lushnjës. Verilindorët janë shfaqur një ekip pa ide që, nëse vazhdon kështu, rrezikon objektivin për të qenë në vendet e para të renditjes. Pas humbjes, Milinkoviç mori përsipër përgjegjësitë, por ai do vazhdojë të jetë në krye të ekipit pas besimit që ka marrë nga presidenti Gjici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"