Java e 14-të e Kategorisë së Dytë, ja 5 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 9:45

Java e 14-të e Kategorisë së Dytë, ja 5 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Do të startojnë në orën 14:00, 5 përballjet e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Dytë. 5 prej sfidave luhen në Grupin A, ndërkohë që Memaliaj-Gramozi është takimi i vetëm nga Grupi B që do të zhvillohet ditën e sotme.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Për sa i përket, Grupit A, skuadrat pritëse si Luzi, Sopoti, Partizani B dhe Vora janë favorite në letër për të triumfuar ditën e sotme. Kujtojmë që Kamza është tërhequr nga gara, teksa përjashtimi u vulos edhe nga Komisioni i Disiplinës. Si pasojë, skuadra e Mirditës, e cila sipas kalendarit duhej të ndeshej me kamzalinjtë, do të qëndrojë pushim.

JAVA E 14-të:

GRUPI A:

LUZI 2008 – INTERNACIONAL TIRANA

SOPOTI – ADA

PARTIZANI B – GRAMSHI

VORA – TIRANA B

GRUPI B:

MEMALIAJ – GRAMOZI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"