Java e 12-të e Kategorisë Superiore, ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 20:52

Java e 12-të e Kategorisë Superiore, ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Pas përfundimit të javës së 12-të të Kategorisë Superiore, “Panorama Sport” ka zgjedhur formacionin më të mirë dhe më të dobët në bazë të paraqitjes së lojtarëve.

Formacioni me i mire

TRAJNERI MË I MIRË- MIGEN MEMELLI

Thyen Skënderbeun me një rezultat bindës në fushë asnjanëse, duke zhvilluar një futboll kreativ. Migen Memelli meriton të jetë trajneri më i mirë i javës së 12-të, teksa udhëhoqi Laçin drejt një fitoreje të madhe ndaj kampionëve në fuqi.

memelli

Arriti të menaxhonte më së miri golin e shpejtë të Shtubinës, që erdhi pas një aksioni model. Në pjesën e dytë e goditi skuadrën e Orges Shehit në momentin më të mirë.

Formacioni me i dobet

TRAJNERI MË I DOBËT – KLODIAN DURO

Nuk mjafton një pjesë loje për të thënë se skuadra më e mirë në fushë ishte Kamza. Me sa duket Klodian Duro nuk e kishte grupin nën kontroll dhe kjo u pa në pjesën e dytë, kur skuadra e tij u shthur totalisht dhe pësoi humbjen e radhës.

klodian duro

Pas ndeshjes, trajneri u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Duro e mori drejtimin e Kamzës në javën e katërt, duke e nisur me fitore ndaj Kastriotit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"