Java anti-Partizani, trajneri Shehi studion “demat” nga… DVD

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 18:37

Java anti-Partizani, trajneri Shehi studion “demat” nga… DVD

Skënderbeu ka rinisur menjëherë përgatitjet, duke startuar kështu javën anti-Partizani. Në një seancë të plotë të zhvilluar gjatë paradites së djeshme, Orges Shehi ka mbajtur ekipin për më shumë se 60 minuta në një seancë të zhvilluar fillimisht me vrapime e më pas me punën me topin.

Skenderbeu

Ndryshe nga ndeshjet e tjera në transfertë, Skënderbeu këtë herë do të vijojë nga Korça përgatitjen për të gjithë javën dhe vetëm një ditë para ndeshjes do të largohet drejt kryeqytetit për të pritur takimin me Partizanin. Nga ana tjetër, Orges Shehi ka kërkuar me shpejtësi “DVD”-të e ndeshjeve të fundit që Partizani ka luajtur në shtëpi.

Trajneri dëshiron që ta studiojë me imtësi ekipin e Skënder Gegës, në mënyrë që të ketë një informacion sa më të plotë për mënyrën e lojës dhe pikave të forta apo të dobëta që kanë të kuqtë. Por, axhenda e përgatitjeve edhe mund të ndryshojë, për vetë faktin se dje ka ndryshuar edhe axhenda e këtij takimi. Ndeshja ishte planifikuar të luhej të premten, por është shtyrë për të hënën e 29 tetorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"