JAVA 14/ Superiorja rikthehet me super sfidën e Vlorës, luhet në tri ditë. Ja axhenda e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 23:38

JAVA 14/ Superiorja rikthehet me super sfidën e Vlorës, luhet në tri ditë. Ja axhenda e plotë

Kategoria Superiore i ka lënë vendin ndeshjeve të Kombëtareve, por ndërkohë ditën e sotme është bërë publike edhe axhenda për javën e 14-të të saj. E programuar të luhet në tre ditë, gjithçka nis të premten e 23 nëntorit, ku Vlora do të bëhet kryeqendra e futbollit vendas, me Flamurtarin që pret Partizanin në një sfidë që premton spektakël.

kategoria-superiore

Të shtunën më pas, luhen dy takime të tjera, me Tiranën që pret Skënderbeun në orën 14:00, një ndeshje pa tifozë, ndërsa në 17:00, Teuta e Luftëtari do të diskutojnë pikët në Durrës.

Java e 14-të mbyllet ditën e dielë me dy ndeshjet e fundit, të dyja në orën 14:00, me Kamzën e Laçin, që presin respektivisht Kukësin dhe Kastriotin. Më poshtë, rezymeja e plotë e javës së 14-të.

JAVA 14

E premte, 23 nëntor 2018

Flamurtari-Partizani | 18:00

E shtunë, 24 nëntor 2018

Tirana-Skënderbeu | 14:00

Teuta-Luftëtari | 17:00

E diel, 25 nëntor 2018

Kamza-Kukësi | 14:00

Laçi-Kastrioti | 14:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"