Jasir Asani i rekomandon Partizanit një talent 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 20:11

Jasir Asani i rekomandon Partizanit një talent 19-vjeçar

Partizani nuk ka mbetur i kënaqur merkatoja e verës, ndonëse në ekip u afruan 15 lojtarë të rinj. Prej kohësh është përfolur se në janar “demat” do t’u nënshtrohen një revolucioni tjetër, kështu që ka nisur puna për të piketuar afrimet e duhura. Pas miqësores me Pelisterin, drejtuesit i bënë ofertë maqedonasve për sulmuesin brazilian, Lukas.

Jusufi

Por së fundmi, një tjetër emër nga Maqedonia i është rekomanduar të kuqve. Pikërisht, bëhet fjalë për një sulmues, i cili sapo ka mbushur 19-vjeç dhe shikohet si një lojtar i perspektivës. Bëhet fjalë pikërisht për Fatih Jusufi, i cili prej dy sezonesh është bërë pjesë e skuadrës së parë të Shkupit.

Asani Partizani

Mësohet se lojtari u është rekomanduar të kuqve nga Jasir Asani, i cili e njeh mirë Jusufin, që te moshat e Vardarit dhe më pas te Shkupi, ku të dy luajtën në pjesën e dytë të sezonit të shkuar në Maqedoni. Asani, i cili i është bashkuar Partizanit para një muaji, po bën shkesin që në kryeqytetin shqiptar të tërheqë edhe sulmuesin 19- vjeçar.

Jusufi Shkupi

Këtë gjë Asani e ka konfirmuar edhe përmes një fotoje të shkëputur nga biseda online dhe të postuar dje në profilin e tij në “Instagram”: “Me vëllain, t’u fol. Së shpejti, do Zoti, inshallah, të më bashkohet te klubi i Partizanit”. Me shumë mundësi Jusufi mund t’i bashkohet Partizanit në janar, por gjithçka do të varet nga bisedimet mes palëve, që nuk kanë nisur akoma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"