Jashtë skuadre edhe në Premier Ligë, Aubamejang “arratiset” në Itali!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 17:38

Jashtë skuadre edhe në Premier Ligë, Aubamejang “arratiset” në Itali!

Viti i Pierr-Emerik Aubamejang nuk mund të fillonte me keq. Sulmuesi nga Gaboni, i cili i ishte bashkuar Çelsit për të qenë protagonist me fanellën e bluve, tani e sheh veten plotësisht jashtë planeve të klubit dhe jo vetëm në Ligën e Kampioneve, duke u detyruar që të marrë një vendim drastik.

auba

Aubamejang u la jashtë listës së Çelsit për turneun ndërkombëtar dhe kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Për çudinë e të gjithëve, edhe pse lojtari nuk ka asnjë problem fizik, ai u la jashtë skuadrës edhe për ndeshjen e Premier Ligës ndaj Fullhem, për t’i bërë vend blerjeve të të reja.

Lojtari nuk zgjodhi që të mbështeste ekipin dhe shumëkush konstatoi se nuk ishte as në tribunë për duelin që u mbyll me shifrat 0-0 këtë të premte në darkë. Por falë një fotoje të vëllait të tij në rrjetet sociale, ai është zbuluar se gjendet në Milano këtë fundjavë, Nuk dihet ende nëse vendimi për të udhëtuar drejt Italisë ishte me miratimin apo jo të klubit. Por fakti është që në mediat britanike këtë e kanë cilësuar një “arrati” të lojtarit i cili është i ndërgjegjshëm se në vijimin e këtij edicioni do të ketë pak ose aspak hapësira te londinezët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"