Jashtë Aleksi dhe Çyrbja, Teuta ndryshon mesfushën për transfertën në Ballsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2020 | 10:42

Jashtë Aleksi dhe Çyrbja, Teuta ndryshon mesfushën për transfertën në Ballsh

Teuta ka mbyllur dje pasdite përgatitjet për takimin e radhës në transfertë ndaj Bylisit. Pak minuta përpara udhëtimit drejt Fierit, ku skuadra kaloi natën e grumbulluar në një prej hoteleve në hyjre të këtij qyteti, lojtarët dhe stafi u kontrolluan për temperaturën. Drejt Ballshit ekipi udhëtoi pa mesfushorët Albano Aleksi dhe Arbër Çyrbja.teuta

I pari ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, duke qenë aktualisht një rekordmen sa i përket ndëshkimeve në ekipin durrsak. Ndërsa Çyrbja vuan dëmtimin në gju që pësoi ndaj Laçit, por pas rezonacës magnetike që bëri të shtunën, rezultoi se kemi të bëjmë jo me problem serioz.

Pra, mesfushori i krahut do të kthehet shpejt në fushë pas një terapie intensive. Ndërkohë, duke pasur parasysh mungesat e dy titullarëve, trajneri Edi Martini ka provuar disa variante për formacionin. Risi pritet të jetë aktivizimi nga minuta e parë i Ledio Beqjes. Megjithatë, shkodrani i pankinës ka disa dyshime për mesfushën, ndërkohë që i gatshëm është tashmë edhe Florent Avdyli.

Teuta

Formacioni i mundshëm:

Në portë: Frashëri;

Në mbrojtje: Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro;

Në mesfushë: E.Vila, L.Beqja (Avdyli); F.Beqja, Kallaku, L.Vila;

Në sulm: Hebaj;

Skema: 4-2-3-1

Trajner: Edi Martini

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"