Jashanica: Në dhjetor mund të largohem, ndaj P.Beogradit për ne kosovarët është ndeshje ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 20:12

Jashanica: Në dhjetor mund të largohem, ndaj P.Beogradit për ne kosovarët është ndeshje ndryshe

Bajram Jashanica u zgjodh njeriu i ndeshjes nga “Supersport”, dhe në një deklaratë pas ndeshjes foli edhe për zërat e merkatos që e shoqërojnë kohët e fundit, pas paraqitjeve të mira.

jashanica

Njeriu i ndeshjes. Shënuat gol, shkaktuat 11-metërsh, pse ishte kaq e vuajtur fitorja sot?

“Ndoshta e morëm pak të vështirë ndeshjen. Jam i kënaqur për golin, por rëndësi kanë 3 pikët. Shkaktova një penallti, por falë Shehit shpëtuam, por tani ka rëndësi që fituam”, – deklaroi mbrojtësi.

Ky është një nga momentet tuaja më të mira, por tashmë keni një ndeshje akoma më të vështirë, me Partizanin e Beogradit. Si ndiheni, meqë jeni edhe djalë nga Kosova?

“Kemi edhe ndeshjen me Lushnjën para Partizanit Beogradit. Për ne kosovarët është paksa ndryshe. E ndjejmë ende atë që na kanë bërë serbët. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv.”

A mendoni se ju ka ardhur koha të largoheni për një klub më të mirë?

“Kjo është periudha ime më e mirë. Shpresoj të mos kem lëndime, kam biseduar dhe me presidentin dhe menaxherin. Shpresoj të kem këto paraqitje deri në dhjetor, më pas do shohim. Asgjë e sigurt, por kam alternativa për jashtë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"