Jashanica: Kam ofertë nga Gjermania, vendos Takaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2015 | 20:10

Jashanica: Kam ofertë nga Gjermania, vendos Takaj

jashanicaMbrojtësi Bajram Jashanica është i kënaqur me formën e tij dhe ka pohuar se ka një interesim nga Gjermania për të edhe pse është ende në një situatë që nuk është vendosur asgjë se çfarë do të ndodhë.

“Po kaloj një formë të mirë dhe dua të falënderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin Josa për besimin që më kanë dhënë. Deri tani nuk e di se çfarë do të ndodhë, por presidenti më ka thënë për një ofertë në Bundesligën 2. Takaj do që të qëndroj, por nuk e di se çfarë do të ndodhë, pasi varet prej tij”, ka deklaruar mbrojtësi.

Më tej, ai ka folur edhe për përballjen me sulmuesin e të kuqve.

“Raçiç është një lojtar që nuk doja ta markoja, pasi është shumë më i fuqishëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"