Januzaj rikthehet te goli, kualifikon Sandërlendin në Kupë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2016 | 22:55

Januzaj rikthehet te goli, kualifikon Sandërlendin në Kupë (VIDEO)

Adnan Januzaj rikthehet te goli në Angli pas një periudhe të gjatë. Mesfushori belg me origjinë shqiptare kishte që në muajin tetor që nuk shënonte në një ndeshje zyrtare.

1472070704888_lc_galleryImage_Football_Soccer_Britain_SPak ditë më parë ai u huazua nga Mançester Junajtid drejt Sandërlendit, pasi Murinjo nuk e kishte në planet e tij për këtë sezon, por ndërrimi i skuadës e ka rikthyer titullar.

Ndeshja e vlefshme për 1-32-at e Kupës së Ligës në Angli mes Sanderlendit dhe Shrevsburit përfundoi në shifrat 1-0.

Goli i Januzajt në minutën e 83′ të pjesës së dytë i dha edhe kualifikimin ekipit të tij.

Një goditje e fortë e tij nga jashtë zonës së rreptësisë përcaktoi edhe fatin e këtij takimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"