Januzaj e akuzoi për mungesë besimi te Mançester Junajtid, reagon Van Gal: Shumë lojtarë të rinj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 17:41

Januzaj e akuzoi për mungesë besimi te Mançester Junajtid, reagon Van Gal: Shumë lojtarë të rinj…

Luis van Gal u ka kthyer përgjigje akuzave të Adnan Januzajt se trajneri holandez nuk i tregoi mjaftueshëm dashuri në kohën kur ishte te Mançester Junajtidi. Sulmuesi u largua te Real Sociedadi në vitin 2017 dhe sot do të vendoset për herë të parë përballë ish-skuadrës së tij në 1/16-at e Ligës së Europës.
3_GettyImages-484326452
Gjatë një interviste për “Daily Mail”, 26-vjeçari tha se ai e pati shumë të vështirë jetën nën drejtimin e Van Galit, por holandezi i hedh poshtë këto akuza: “Unë nuk kam absolutisht nevojë që të mbroj veten kundër kaq shumë padrejtësive. Vetë karriera ime ka treguar sesa shumë lojtarë të rinj kanë përfituar prej shanseve që unë i kam dhënë”.

Adnan Januzaj debutoi me Dejvid Mojesin në stol, në sezonit 2013-‘14, ndërsa më pas punoi edhe me Luis van Galin dhe Zhoze Murinjon, përpara se të largohej përfundimisht nga “Old Trafford”.

“Nuk më deshën”, Januzaj sulmon Van Galin dhe Moun: E vështirë të luash kur mungon dashuria

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"