Janiçiç një zhgënjim te Luftëtari, boshnjaku ka gabuar në 5 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 18:13

Janiçiç një zhgënjim te Luftëtari, boshnjaku ka gabuar në 5 ndeshje

Mbrojtësi boshnjak, Nemanja Janiçiç, mund të konsiderohet si goli i madh i merkatos së Luftëtarit. I ardhur me shumë bujë për të qenë lideri në mbrojtje, nisur nga CV-ja bindëse me skuadrat ku ishte shpallur kampion në Serbi dhe Bosnjë, Janiçiç ka zhgënjyer tërësisht.

janicic

Që nga ndeshja debutuese Luftëtari-Ventspils 5-0 në Ligën e Europës dhe deri dy ditë më parë në Tirana-Luftëtari 3-1, Janiçiç mund të quhet pa frikë si mbreti i gabimeve. E nisi aventurën me një penallti të shkaktuar ndaj letonezëve, për të vijuar më pas po me një 11-metërsh në humbjen 0-1 ndaj Kastriotit në shtëpi.

Në javën e dytë në Laç, kur regjistrohej minuta e 94-t dhe rezultati ishte 1-1, boshnjaku nuk arrin të mbulojë Gjonin dhe ky i fundit shënon me kokë. E njëjta gjë edhe me Bushiç një javë më pas në Luftëtari-Flamurtari 0-1. Për të ardhur te kartoni i kuq i marrë ndaj Tiranës, që vulosi paraqitjen shumë të dobët në vazhdimësi të shtatlartit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"