Jang Bojs lë jashtë Dinamon e Zagrebit, përcaktohen tre ekipet e para në grupet e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 23:00

Jang Bojs lë jashtë Dinamon e Zagrebit, përcaktohen tre ekipet e para në grupet e Champions-it

U përcaktuan 3 nga ekipet që do të avancojnë më tej në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, pasi u kualifikuan nga faza “play-off”. Ajaksit i mjaftoi një barazim pa gola në Ukrainë, përballë Dinamos së Kievit, për të kaluar më tej.

Holandezët kishin fituar pastër takimin e parë, 3-1, ndërkohë që në këtë sfidë humbën edhe një penallti, me Tadiç në minutën e 14-të.

jang bojs

Në sfidat e tjera, Jang Bojs bëri një përmbysje spektakolare ndaj Dinamos së Zagrebit, brenda në Kroaci. Takimi i parë ishte mbyllur në barazim 1-1, ndërkohë në që Zagreb, sfida kishte filluar më së miri për vendasit, të cilët që në minutën e 7-të shënuan me Hajroviç, dhe ishin shumë pranë kualifikimit. Por, dy gola to Horo, në minutat 64 dhe 66, përmbysën gjithçka, dhe zviceranët ia dalin të kapin fazën e grupeve.

Në fazën e grupeve do të luajnë edhe grekët e AEK-ut të Athinës. Edhe pse barazuan 1-1 në shtëpi ndaj hungarezëve të MOL Vidi, atyre i shërbeu fitorja ndeshjen e parë në transfertë, 1-2.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"