Janë transformuar totalisht në merkato, por ja reparti që nuk bind plotësisht te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 15:49

Janë transformuar totalisht në merkato, por ja reparti që nuk bind plotësisht te Dinamo

Humbja me Tiranën nuk e prish humorin e bluve, që këtë verë janë transformuar gati totalisht. Boçi, Kolgega, Pontreli dhe Fejzaj janë lojtarët e mbetur nga sezoni i fundit.

Dinamo

Merkatoja ka sjellë te Dinamo lojtarë me kualitet dhe trajneri Fabricio Kamarata e ka në kokë formacionin, me të cilin do të përballojë kampionatin, ai pret vetëm të mësojë datën zyrtare të nisjes së tij. Skuadra ka funksionuar mirë gjatë ndeshjeve miqësore, ka prodhuar lojë dhe ka shënuar sistematikisht.

Ndoshta mbrojtja është reparti që nuk ka bindur plotësisht, por stafi ka besim se në kampionat edhe prapavija do të jetë në lartësinë e duhur. Jashtë skuadrës për shkak dëmtimi mbetet vetëm sulmuesi pogradecar Artion Alillari.

FATION RUPI-PAMORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"