Janë shumë afër Superiores këtë sezon, shikoni një nga favoret e Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 16:15

Janë shumë afër Superiores këtë sezon, shikoni një nga favoret e Pogradecit

Në situatën aktuale, duke pritur vendimin e rikthimit të ndeshjeve, Pogradeci ka edhe një favor tjetër në raport me rivalët e tij, Lushnjën dhe Apoloninë. Përveçse mban vendin e parë dhe ka një avantazh psikologjik, ekipi liqenor e ka edhe grupin e lojtarëve më të bashkuar.pogradeci

Ekipi i drejtuar nga trajneri Ardjan Abzaj ka në organikë vetëm futbollistë vendës, me përjashtim të portierit Dramolli dhe mesfushorit Osmanllari, që janë nga Korça. Kështu, edhe stërvitja individuale do ta favorizonte Pogradecin, pasi lojtarët do të stërviteshin të gjithë në grupe me nga 4-5 vetë, sipas rregullave. Trajneri Abazaj i ka të gjithë në dispozicion, ekipi i tij është “autokton” dhe ndoshta kjo ndikon për të qenë edhe më solid në garë.

Me rifillimin e kampionatit, Pogradeci mendohet të ketë një formë më të mirë fizike se dy rivalët. Po ashtu, liqenorët janë në pozita komode edhe sa i takon mbylljen në këtë moment të kampionatit, sepse janë të parët dhe e kanë të sigurt ngjitjen në Superiore.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"