Janë shitur 30 mijë bileta për vëllazëroren, trajneri i Kosovës: Do të jetë ndeshje interesante, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 12:40

Janë shitur 30 mijë bileta për vëllazëroren, trajneri i Kosovës: Do të jetë ndeshje interesante, por…

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, foli për mikrofonin e “Supersport” pas stërvitjes së paradites, ku tregoi për përgatitjen e skuadrës për miqësoren ndaj Shqipërisë.

Kosova

Tekniku tregoi se skuadra është me mendjen nga Liga e Kombëve në shtator, ku skuadra e tij do të japë maksimumin. Ai tregoi se ndaj Shqipërisë do t’i jap mundësinë të gjithë lojtarëve.

“Detyra ime është të punoj dhe të përgatis ekipin për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe për të qenë gati në muajin shtator. Nuk kemi shumë ndryshime. Është mirë që lojtarët ti kemi të gjithë për tu përgatitur sa më mirë në muajin shtator. Do t’ia jap mundësinë të gjithë futbollistëve ndaj Shqipërisë.

Janë shitur 30 mijë bileta – “Është shumë interesante. Për mua jam trajner. Shqipëria është skuadër shumë e fortë, por për mua e rëndësishme është të përgatitemi kundër Azebarxhanit në muajin shtator. Gjithsesi kam dëshirë ta fitoj këtë ndeshje”.

Për lojtarët që po i shikon për herë të parë – “Nuk është hera e parë që i shikoj, i kam parë në ndeshjet kualifikuese. Këta janë e ardhmja e ekipit të parë dhe besoj se do të ketë një të ardhme shumë të ndritur”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"