Janë pranë titullit kampion, klubi europian në telashe. Trajneri rrezikon përjashtimin nga futbolli për 6 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:41

Janë pranë titullit kampion, klubi europian në telashe. Trajneri rrezikon përjashtimin nga futbolli për 6 vite

Sportingu i Lisbonës kryeson bindshëm kampionatin në Portugali dhe janë shumë pranë fitimit të titullit kampion, që mungon te kjo skuadër prej 19 vitesh. Megjithatë kur të gjithë mendonin se gjithçka po shkonte shumë mirë, tani është  shfaqur një problem për klubin europian.

gettyimages-1201128735_1

Sipas raportimeve të fundit nga Portugalia, trajneri i Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim, rrezikon 1 deri në 6 vite përjashtim nga aktiviteti futbollistik. Gjithçka lidhet me një mashtrim të bërë në dokumentacion nga trajneri portugez. Ky i fundit thuhet, se ka nënshkruar si trajneri i parë i Sportingut, ndërkohë që nuk e kishte marrë ende kartën, që e njihte atë si trajner.

Amorim ishte regjistruar në federatë si ndihmës-trajner, ndërkohë që në kontratën e klubit figuron si trajner i parë. Për këtë, në Portugali kanë nisur hetimet për  mashtrim dhe nëse trajneri rezulton me faj, atëherë rrezikon nga 1 deri në 6 vite përjashtim nga aktiviteti futbollistik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"