Janë në vendin e 12-të, sulmuesi i Apolonisë: Ngjitemi me “ashensor”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 12:37

Janë në vendin e 12-të, sulmuesi i Apolonisë: Ngjitemi me “ashensor”

Apolonia harron eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Edhe pse zhgënjimi është i madh, ngushëllimin duan ta gjejnë te kampionati. Fierakët duan që të ngjitjen në elitë, ndaj kthesa është domosdoshmëri. Të dielën udhëtojnë në Berat, atje ku i pret Tomori.

Levendi 2

Nuk do të jetë transfertë e lehtë, por Skerdilajd Levendi beson te pikët. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi thotë: “Donim të shkonim më tej në Kupë, por fati nuk na deshi te penalltitë. Patëm raste edhe në kohën e rregullt e shtesë, por goli nuk erdhi.

E megjithatë, tani jemi përqendruar te Tomori. Kjo është ndeshja jonë më e rëndësishme dhe duhet kthesë urgjente. Luajmë në transfertë dhe vështirësia dihet, por rrugë tjetër nuk kemi. Japim maksimumin tonë për ta fituar këtë transfertë. Çfarë na ka penalizuar këto javë?

Mund të themi që po, sepse na mungojnë shumë tifozët. Në këtë situatë të vështirë që jemi ne kemi nevojë për mbështetje dhe motivim maksimal. Vendi i 12-të nuk na shkon për shtat, por shumë shpejt do ngjisim shkallët si me ashensor”. Lajme të mira vijnë nga Fieri edhe për stadiumin. Pasi kanë ndërhyrë te fusha, gjasat janë që kundër Butrintin të jetë gati.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"