Janë ndeshur 26 herë në Superiore, ja statistikat interesante të sfidës Laçi-Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 12:38

Janë ndeshur 26 herë në Superiore, ja statistikat interesante të sfidës Laçi-Apolonia

* Gjatë 25 viteve të fundit, Apolonia dhe Laçi janë ndeshur 26 herë në Superiore, Kupë dhe Kategori të Parë, me bilancin: 15 fitore Laçi, 6 barazime dhe 5 fitore Apolonia; golavarazhi: 46-24 për kurbinasit.

unnamed

* Apolonia ka 1 muaj e 19 ditë pa fituar, 8 ndeshje. Fitorja e fundit në kampionat më 16 janar, kundër Laçit, 1-0, me gol të Mario Gjatës.

* Barazimi i fundit, më 30 mars 2013: Apolonia-Laçi 1-1, me gola të shënuar nga Ribaj për fierakët dhe Buljan për laçianët.

* Shpëtim Duro ka qenë më parë edhe trajner i Apolonisë (2001-2002).

* Mosha mesatare e Laçit: 23.8 vjeç, e Apolonisë: 21.8 vjeç.

* Lojtari më i vjetër te Laçi: Aleksandër Ingjatoviç, 32 vjeç. Tek Apolonia: Endrit Çako, 28 vjeç.

* Lojtari më i ri te Laçi: Arbër Bytyqi, 17 vjeç. Tek Apolonia: Armando Çili, 18 vjeç.

* Kryegolashënues te Laçi: Nuabueze, 7 gola. Tek Apolonia: Gjata, 5 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"