“Janë familje e mirë”, presidenti i Shefild Junajtid mbron Bin Ladenin, fansat tërbohen në rrjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2019 | 19:13

“Janë familje e mirë”, presidenti i Shefild Junajtid mbron Bin Ladenin, fansat tërbohen në rrjet

Abdullah bin Musa’ad zbulon se ka pranuar një huazim nga familja e Bin Laden gjatë një procesi gjyqësor me ish-partnerin Kevin MekKejb. Princi i Arabisë Saudite, pronar i klubit Shefild Junajtid, shprehet se ndihet “i ofenduar” kur të tjerët flasin keq për klanin, duke sugjeruar se Osama ishte vetëm “delja e zezë”.

Presidenti i Shefildit

Familja e Bin Ladenit njihet për lidhjet me familjen mbretërore saudite që prej viteve ’50, kur babai i terroristit, Muhamad Bin Laden, nisi të kryejë punë ndërtimi. Në momentin kur ndërroi jetë në 1967-ën, kompania e tij ishte një nga firmat më të mëdha të ndërtimit, i mohoi lidhjet me djalin terrorist Osama në mesin e viteve ’90, sipas Princit Abdullah.

PERSONA TË RESPEKTUAR – Ndër të tjera ka shtuar se familja Bin Laden ka kërkuar edhe një pjesë të kuotave të klubit.  “Ndihem i ofenduar kur njerëzit mendojnë se Bin Laden është një mbiemër i keq. Janë një familje e mirë.

Patën një ‘dele të zezë’ si gjithë familjet, por janë persona të respektuar dhe nëse do më duhet të bëja sërish biznes me ta, do të isha i lumtur. Po përpiqesha të ndihmoja Kevinin të shiste aksionet e tij, të miat nuk do i vendosja kurrë në shitje. Në të shumtën e rasteve jam tolerant, por kur flitet keq për familjen Bin Laden, ofendohem. Nuk janë familja ime, megjithatë mendoj se është gjëja e duhur për t’u thënë”.

FANSAT, KUNDËR – Tifozët e klubit kanë sulmuar menjëherë profilin “Twitter”. “A mos është kjo një shaka”, shkruante një nga fansat. Lideri i Al-Kaedas, Osama, dikur ishte personi më i kërkuar në botë, pasi thuri planin për sulmin e 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2001, ku mbetën të vdekur 3,000 njerëz.

U gjurmua në kompleksin “Abbottobad” gati dhjetë vite pas mizorisë dhe u vra në një goditje nga forcat “Navy Seals” amerikane më 2 maj 2011, në moshën 54-vjeçare. Trupi i tij u varros më vonë në det. Djali i tij, Hamza, i quajtur Princi i Xhihadit, u vra në një operacion anti-terrorizëm muajin e kaluar: cilësohej si një “lider potencial” i Al-Kaedës, pasi kishte nxitur sulme të shumta në Perëndim dhe pretendohej se po kërkonte hakmarrje për vrasjen e babait të tij Osama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"