“Janë dhënë mbi 6 miliardë për 9 vite”, miratohet buxheti i Lushnjës, kryebashkiaku “kunj” FSHF-së: Trajtohemi si të njerkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2019 | 22:47

“Janë dhënë mbi 6 miliardë për 9 vite”, miratohet buxheti i Lushnjës, kryebashkiaku “kunj” FSHF-së: Trajtohemi si të njerkës

Në mbledhjen e fundvitit të Këshillit Bashkiak të Lushnjës, kryebashkiaku Fatos Tushe deklaroi se shpenzimi për vitin 2020 për klubin e futbollit do të jetë 400 milionë lekë (të vjetër). I vetmi që diskutoi ishte këshilltari Ervin Sina, i cili bëri ftesë publike që të afrohen biznesmenë për të financuar.

lushnja

Nuk mungoi as reagimi i vetë numrit një të këtij institucioni, që mban edhe postin e presidentit të verdhejeshilëve. Ai theksoi se në 9 vite që është në drejtim, ka investuar 3 miliardë e 600 mijë euro për ekipin. Nuk ngurroi që të “sulmonte” edhe FSHF-në, që kurrë nuk i hedh sytë në Lushnjë dhe i trajton si të njerkës.

ERVIN SINA 

Ervin Sina, anëtar i Asamblesë së KF Lushnja 1930 sh.a, teksa foli për futbollin tha: “Për bashkinë tonë, futbolli është një sforco e madhe ekonomike. E njoh mirë rrafshin e investimeve nga bashkitë dhe në këtë drejtim, Lushnja është ajo që investon më shumë.

lushnja1

Është shumë e vështirë të mbash sot një klub futbolli me parametra investimesh të mëdha, me shpresën se do të mirëkuptohem edhe nga sportdashësit, që për fat të mirë janë të shumtë. 40 milionë lekë (të rinj), unë i vlerësoj maksimalisht. Mbajtjen e këtij stadi financimi.

Ekipi është interesant, ka konkurruar denjësisht me Apoloninë dhe Pogradecin, për të kaluar në Kategorinë Superiore. Do të donim më shumë? Patjetër! Unë mendoj se ky është një buxhet realist, për të qenë me këmbë në tokë. Duke llogaritur të ardhurat dhe shpenzimet që do të duhen të shpërndahen. Si anëtar i komisionit u them qytetarëve të mi lushnjarë dhe atyre që e duan futbollin, kaq është maksimumi. Si mund të bëhet më shumë?

Mund ta bëjnë vetë qytetarët lushnjarë. Biznesmenët. Kjo është një ftesë publike. Ka mundësi për të gjithë biznesmenët lushnjarë, që një shumë të vogël të fitimit vjetor t’ia adresojnë futbollit. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i japim një hov më shumë investimeve në klubin e futbollit”.

FATOS TUSHE

E menjëhershme ishte edhe përgjigjja e Fatos Tushes, i cili ngriti shqetësimin e mungesës së investimeve në infrastrukturë. “Është viti i 9-të që jam në krye të Bashkisë së Lushnjës. Që në momentin e parë që kam marrë detyrën, kam thirrur biznesmenët lushnjarë.

Fatos-Tushe-compressor-590x354

Duke parë vlerën e lartë që kalon te futbolli. Të llogaritura në 9 vjet, 40 milionë lekë (të rinj), për një vit kalendarik, shumë është 3 miliardë e 600 milionë lekë (të vjetër). Mendoj se futbolli është diçka që nuk mund të fshihet dot nga buxheti. Është një aktivitet që në Lushnjë gëzon dashamirësinë e shumë qytetarëve lushnjarë. Kjo vihet re edhe në ndjekjet që i bëhen ekipit. Edhe në qytete të largëta dhe në Kategorinë e Parë.

Investimet nga FSHF-ja kanë qenë pak të cunguara. Lushnja është parë me syrin e njerkës dhe asnjëherë me syrin e nënës. Sepse ka pasur premtime se do të vishej stadiumi i Lushnjës me karrige plastike. Do të bëheshin fusha stërvitore. Për mendimin tim, janë ca inate meskine.

Ca inate të vogla, që janë krijuar artificialisht. Pa diskutuar që ne kemi dërguar projektet tona atje, të paktën për fusha stërvitore, që janë domosdoshmëri për Lushnjën. Më shumë se kaq, në këtë bashki nuk mund të ngrihet vlera në drejtim të investimit për futbollin.

Por, kemi siguruar atë kënaqësinë e sportdashësve lushnjarë. Në çdo moment, pagat, premiot, çdo gjë e parashikuar, kanë qenë pjesë e pandarë”, deklaroi Fatos Tushe. Pasi kaloi me vota unanime buxheti për 2020-ën, kryebashkiaku tha se në programin buxhetor afatmesëm (PBA 2020- 2022), vlera tavan do të jetë sërish 400 milionë lekë (të vjetër).

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"