“Janë 4 ekipe më të forta se Milani”, ish-lojtari i kuqezinjve: Skuadra e Piolit do renditet e 6-ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 15:00

“Janë 4 ekipe më të forta se Milani”, ish-lojtari i kuqezinjve: Skuadra e Piolit do renditet e 6-ta

Gjatë emisionit sportiv “Calcio Show”, Alesandro Kostakurtës i është kërkuar të bëjë parashikimet për ekipe të ndryshme të Serisë A.

kostakurta

Ish-mbrojtësi ka shmangur pyetjen së cilës i është përgjigjur pjesërisht duke marrë vetëm Milanin në konsideratë. “Maksimumi që mund të synojë Milani është vendi i pestë, por unë e cilësoj si forcën e gjashtë të kampionatit italian.

Personalisht nuk besoj se kuqezinjtë mund të renditen mes katër të parave në fund të sezonit. Përpara tyre ka ekipe më të pajisura, madje edhe Napoli ka më tepër shanse. Sipas meje, janë të paktën katër ekipe që teorikisht janë më të forta sesa skuadra e Piolit”, sqaroi Kostakurta në “Calcio Show”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"