Janar, nisin seleksionimet për kombëtaret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2015 | 14:24

Janar, nisin seleksionimet për kombëtaret

seleksionimet u-17 u-19Viti 2016, do të nisë me seleksionimet e futbollistëve kandidatë për skuadrat kombëtare të moshave. Sipas një plani të detajuar të Sektorit të Ekipeve Kombëtare, duke filluar nga data 5 janar, një grup specialistësh të Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas një grafiku të përcaktuar qartë do të zhvillojnë seleksionime, fillimisht jashtë Shqipërisë dhe më pas brenda saj. Jashtë Shqipërisë, seleksionimet do të fillojnë në Selanik të Greqisë më 5 janar.

Më 6 dhe 7 janar ato do të zhvillohen në Athinë. Më 9 janar seleksionimet do të zhvendosen në Zyrih të Zvicrës. Këtu, do të vëzhgohen edhe disa lojtarë, që luajnë në Gjermani. Ndërsa në 11 janar seleksionimet do të realizohen në Verona të Italisë. Në përbërje të grupit të punës do të jenë specialistët Xhemal Mustedanagiç trajner i ekipit U-17, Arjan Bellai trajner i ekipit U-19, Abdyl Kuriu anëtar i Komitetit Ekzekutiv, specialist futbolli dhe Denis Lilo nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare. Të gjitha seancat e seleksionimit do të fillojnë në orën 09.00 paradite.

Më 19 janar, seleksionimet do të zhvillohen në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, sipas një grafiku të përcaktuar më parë. Ai do të ketë dy grupime dhe lojtarë nga të gjitha zonat e Shqipërisë edhe nga Kosova. Këtu grupi i punës për këtë seleksionim do të përbëhet nga Gianni De Biasi, trajner i ekipit kombëtar, Paolo Tramezzani ndihmës i tij, Redi Jupi trajner i ekipit shpresa, Arjan Bellai trajner i ekipit U-19, Xhemal Mustedanagiç trajner i ekipit U-19, Vasil Bici dhe Abdyl Kuriu anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe specialist futbolli dhe Denis Lilo nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare. Çdo ditë, ato do të fillojnë në orën 10.00.
Ja edhe grafiku me data për çdo seleksionim:
Jashtë Shqipërisë:
Datë 5 Janar Greqi, Selanik.
(adresa : Fusha Sportive AO LEONTES)
Datë 6-7 Janar 2016 Greqi, Athinë
( adresa : Qendra Stervitore e Atromitos “ Galaksias “ Rr. Antheon Kipoupoli Peristeri”)
Datë 9 Janar 2016 ne Zvicër, Zurich
(adresa : Sportanlage MoosGiessenstrasse 8910 Affoltern am Albis )
Datë 11 Janar 2016 në Itali, Verona
(adresa : “Centro Bottagisio Sport” – via del Perloso, 14”)

Në Shqipëri:
Datëlindja 1998-1999
19 janar 2016 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit
20 janar 2016 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës
21 janar 2016 Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit
22 janar 2016 Kosova

Datëlindja 2000-2001:
26 janar 2016 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit
27 janar 2016 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës
28 janar 2016 Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit
29 janar 2016 Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"