“Jam zhgënjyer nga vetja dhe …”, u ndanë pak ditë më parë mes akuzash e shantazhesh, gjendet pa jetë në banesë ish-e dashura e Boateng

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 14:03

“Jam zhgënjyer nga vetja dhe …”, u ndanë pak ditë më parë mes akuzash e shantazhesh, gjendet pa jetë në banesë ish-e dashura e Boateng

Ish-e dashura e futbollistit të famshëm, Zherom Boateng është gjetur e vdekur.

kasia-boateng1

Trupi i 25 vjeçares, Kasia Lenhardt, u gjet nga policia të martën në apartamentin e saj në Berlin.

Kasia, i cili kishte një djalë nga një marrëdhënie e mëparshme, kishte qenë në lidhje me 32-vjeçarin Boateng për 15 muaj.

Modelja nisi romancën me mbrojtësin e Bayern Munchen, Boateng pak më shumë se një vit më parë, por çifti u nda në 2 shkurt.

kasia-boateng2

Pas ndarjes ata filluan të “sulmonin” njëri-tjetrin në rrjetet sociale, teksa futbollisti akuzoi 25-vjeçaren se e shantazhonte që të ishin bashkë.

Ndërkohë Kasia e quajti mbrojtësin ‘djall’ dhe u zotua se do të ‘fliste’ dhe ‘të luftonte me të’ pasi t’i kalonte dhimbja e ndarjes.

kasia-boateng3

Boateng konfirmoi ndarjen në një postim Instagram, duke shkruar: Siç është raportuar edhe në media, unë i dhashë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt.”

Më pas shtoi: Ne kemi vendosur që të mos jemi më bashkë. Është për të ardhur keq, por për mua dhe familjen time, është vendimi i duhur. Më duhej që ta merrja këtë hap. I kërkoj falje të gjithë njerëzve që kam lënduar dhe sidomos ish të dashurës sime, Rebecca dhe fëmijët tanë. Jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë këtë po e bëj tani. Unë i uroj Kasia çdo të mirë.”

kasia

Modelja, Sara Kulka konfirmoi lajmin për vdekjen e saj, në një postim në Instagram ku shkroi: “U prehsh në paqe. Ti, person i mrekullueshëm, më mungon dhe do të kisha dashur të thoja lamtumirë.

kasia1

Kasia u bë e famshme në vitin 2012 pasi u shfaq në Next Top Model në Gjermanisë.

Ajo la pas djalin, Noeun, që e ka me ish të dashurin, me të cilin modelja u nda tre vjet më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"