“Jam unë përgjegjësi kryesor”, Mezani flet pas humbjes në Shkodër: Ja pse nuk luajti Shkurtaj titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 18:33

“Jam unë përgjegjësi kryesor”, Mezani flet pas humbjes në Shkodër: Ja pse nuk luajti Shkurtaj titullar

Gentian Mezani e ka cilësuar humbjen e sotme të Laçit përballë Vllaznisë një pasojë të problemeve që ka skuadra me mungesa të shumta në prapavijë, ku duhet të improvizojë.

bandicam 2023-01-21 18-24-49-999

“Vllaznia ka elementë që të vendosin në vështirësi dhe i shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne nuk ia dolëm të ishim në ekuilibër gjatë gjithë kohës dhe të ishim të qartë në vendimet tona. Mungesat në mbrojtje bënë të mundur të arnohemi, por sot u pa që nuk ishim të qartë.

Është e thjeshtë të hedh përgjegjësitë te dikush, por kryesori jam unë dhe nuk jam i kënaqur që pësuam 4 gola. Por mungesat e shumta na vendosin në vështirësi për të qenë në ekuilibër gjatë gjithë kohës në repartin mbrojtës dhe fazën mbrojtëse.

Shkurtaj është lojtar shumë i mirë, cilësor për skuadrën e Laçit. Por ka luajtur 90 minuta në ndeshjen në Berat dhe duke pasur edhe Guindon në ekip, janë dy lojtarë që luan njëri apo tjetri, vendosin në vështirësi mbrojtjen kundërshtare. Ishte më shumë zgjedhje taktike në aspektin fizik të Shkurtajt sesa pjesa tjetër”, tha Mezani për ”Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"