“Jam trajner i kompletuar”, Egbo: Edhe në Shqipëri ka racizëm, dua ta vazhdoj sezonin tjetër me këtë ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 18:43

“Jam trajner i kompletuar”, Egbo: Edhe në Shqipëri ka racizëm, dua ta vazhdoj sezonin tjetër me këtë ekip

Tirana barazoi në transfertë ndaj Beslidhjas, duke u kualifikuar për në raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipëri. Trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo, foli pas kësaj ndeshje për emisionin “Gol pas Goli”, duke u shprehur:

bandicam 2020-06-24 18-34-19-120

NDESHJA- Deri diku mora një mesazh nga lojtarët, pavarësisht se dhe temperaturat ishin të larta. Nuk prisja qe çunat të ishin në 100 % e tyre. Ndeshja kishte mbaruar që në Tiranë. Kur pësuam gol, filluam ta ngrejë lojën dhe arritëm të barazonim në fund të ndeshjes.

E ARDHMJA – Nuk kam asnjë komente!

RECIZËM- Në çdo vend të botës ka racizëm. Si ka njerëz të mirë edhe të keq. Ka persona që nuk duan njeri-tjetrën. Nuk kam pasur asnjë problem deri tani këtu, por që normalisht ka racizëm. Sa shumë ka, kjo është temë tjetër.

SKUADRA– Çdo lojtar është shumë i rëndësishëm për ekipin. Çdo ndeshje ka specifikën e vetë. E kam thënë gjithmonë. Na duhen të gjithë që janë pjesë e ekipit të Tiranës. Shumica e tyre janë pjesë e rëndësishme e Tiranës. I kemi të gjithë pozicionet e dubluara. Dua ta vazhdoj kampionatin sezonin tjetër me këtë ekip.

LARGIMI I MUÇIT- Klubi ka nevojë për të ardhurat. Në qoftë se ke mundësi të shesësh një lojtar është një gjë e mirë. Edhe ai zhvillohet. Është mirë për lojtarin, mirë për klubin. Duke luajtur në Shqipëri është vështirë të thirresh në Kombëtare. Kur luan jashtë ke më shumë mundësi.

TRAJNER PORTIERËSH- S’kam koment. Klubi dhe unë e di çfarë trajneri jam. Kam licencë pro. Jam i kompletuar si trajner. Unë e çfarë punë bëj.

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT- Tentuam ta mbyllnim ndeshjen e Kupës që sfidën e parë, mund të jemi në avantazh dhe mund të jemi më të freskët në ndeshjen e fundjavës.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"