“Jam tifoz i Interit, kam lindur zikaltër”, trajneri i ri i Milanit tërbon tifozat kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 18:02

“Jam tifoz i Interit, kam lindur zikaltër”, trajneri i ri i Milanit tërbon tifozat kuqezi

Orë të nxehta në Milano! Marko Xhampaolo do t’i lërë vendin e tij në pankinën kuqezi, ish-trajnerit të Interit Stefano Pioli. Në Itali ky është një fakt i kryer, teksa pritet vetëm zyrtarizimi.

pioli

Pavarësisht ecurisë negative të skuadrës, dhe fushatës për largimin e Xhampaolos, tifozët e Milanit duken sërish të pakënaqur me zgjedhjen e drejtuesve, për t’i besuar skuadrën Piolit. Të zemëruar nga kjo zgjedhje fansat kuqezinj kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke publikuar meme tallëse si dhe hashtagun #Pioliout!

FBL-ITA-SERIEA-MILAN-INTER

Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozët kanë sjellë në kujtesë një intervistë të trajnerit në vitin 2016, ku ai drejtonte Interin, teksa shprehej:

“Jam tifoz i Interit. Familja ime është e gjitha interiste. Pastaj, profesioni im më mori diku tjetër, por besimi im është këtu. Jam rritur me korin “me Bekalosin dhe Pasinaton do fitojmë kampionatin”, deklaronte Pioli në vitin 2016.

Pioli Milan Pioli kali i trojes

Pioli Milan

1 2 3 4 pioli 9 7 6 5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"