“Jam stërvitur në stadiumin e Fierit”, rrëfehet Ribaj: Vazhdoj me Flamurtarin edhe në Kategorinë e Parë nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2020 | 18:11

“Jam stërvitur në stadiumin e Fierit”, rrëfehet Ribaj: Vazhdoj me Flamurtarin edhe në Kategorinë e Parë nëse…

Andi Ribaj është një nga lojtarët më të mirë te Flamurtari, në një moment shumë të vështirë që po kalojnë vlonjatët dhe që janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.RIBAJ

Në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi është shprehur, nëse zgjidhen problemet në ekip, atëherë do donte të vazhdonte edhe për sezonin tjetër.

“Marrja e një rroge për këtë sezon? Në fakt kemi marrë dy.  Unë kam qenë në fshat dhe kam kaluar aty shumicën e kësaj kohe.

Ndeshja në “Pyllin e Sodës”? Kam dëgjuar që kanë qenë njerëz të thjeshtë dhe nuk ka pasur lojtarë të Flamurtarit. Disa lojtarë e kanë bërë stërvitjen pranë detit.

Ndoshta nga fundi i muajit mund të nisim stërvitjen, normalisht brenda rregullave. Unë në ditët e para kam bërë stërvitje në stadiumin e Fierit. Mund të bësh edhe me biçikletë. Stërvitje mund të mbash, por thjesht duhet të mbash atë distancën.Ribaj2

Nuk kemi menduar që të ndodhë diçka që të shmangim rënien. Shpresoj që kampionati të vazhdojë dhe gjithçka të vazhdojë normalisht.

E ardhmja? Vlora është një qytet shumë të mirë. Ka disa probleme që duhen të zgjidhen dhe nëse kjo do të ndodhë atëherë pse të mos qëndroj këtu, pasi është një ambient shumë i mirë.”, u shpreh Ribaj për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"