“Jam si një luan në kafaz”, heroi Aleksi Sançez: Na përmirësoi finalja e humbur e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 23:13


“Jam si një luan në kafaz”, heroi Aleksi Sançez: Na përmirësoi finalja e humbur e Ligës së Europës

Aleksi Sançez ishte heroi i Interit, në triumfin 1-2 që zikaltërit arritën në transfertë ndaj Parmës. Sulmuesi nga Kili ia shpërbleu më së miri besimin trajnerit Konte, i cili e kishte graduar si titullar, duke ulur në stol Lautaro Martinezin. Sançez, rrëmbeu menjëherë skenën duke realizuar dopietë pas 2 asisteve të Lukakut.

Aleksi Sancez

“Kam qenë gjithmonë në formë dhe gjithmonë dua të luaj, jam si një luan në kafaz: sa më shumë që luaj aq më mirë ndihem.

Unë mendoj se ishte një lojë e vështirë, vuajtëm sepse Parma luajti mirë. Duhet të luftojmë për të fituar kampionatin, është mënyra e duhur. Duhet të mendojmë për veten tonë, për të mos bërë gabime: lojtarët janë rritur shumë, pasi kemi humbur finalen e Europa League ne jemi përmirësuar shumë.

Ne jemi duke kapërcyer ato hapa që i mungonin Interit. Unë jam një lojtar me përvojë, Konte beson tek unë dhe jam i lumtur.  Më pëlqen të luaj dhe ju mund ta shihni këtë në fushë. Jam i lumtur me lojën sot dhe për shokët e mi të skuadrës, ne kemi bërë shumë sakrifica për të qenë këtu”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/