“Jam shumë krenar për lojtarët e mi”, Luis Enrike flet pas eliminimit: Maroku ishte më mirë se sa ne, na kushtuan penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 20:03

“Jam shumë krenar për lojtarët e mi”, Luis Enrike flet pas eliminimit: Maroku ishte më mirë se sa ne, na kushtuan penalltitë

Trajneri Luis Enrike ka analizuar eliminimin e Spanjës në Botërorin e Katarit ndaj Marokut. Trajneri uroi kundërshtarin e tij, ndonëse nuk e fshehu zhgënjimin e madh që i dha lamtumirën Botërorit në fazën e 1/16.

enrike

“Ne jemi përfaqësues të një vendi si Spanja dhe duhet të dimë të urojmë Marokun. Ata kanë qenë më të mirë se ne në penallti.

Eliminim mizor? Mendoj se futbolli është një sport i mrekullueshëm, por me një konotacion të qartë që një ekip mund të fitojë pa sulmuar. Ne kemi dominuar plotësisht dhe jemi përpjekur të gjenerojmë. Na ka kushtuar, kemi gjeneruar 11 goditje, por pak në mes të tre shkopinjve”, tha Enrike për RTVE.

Spanja i dha lamtumirën Kupës së Botës në Katar në një penallti, ku humbën të gjitha goditjet, të realizuara nga Sarabia, Karlos Soler dhe Buskets

“Na kanë kushtuar penalltitë. Jam shumë krenar për lojtarët e mi, i përgëzoj. Zgjodha tre gjuajtësit e parë, pjesën tjetër lojtarët e vendosën në bazë të asaj se si ndiheshin. Bono është një portier spektakolar dhe sot ai ishte i shkëlqyer”.

Trajneri austrian siguroi se nxënësit e tij dhanë “100%” dhe se Spanja do të duhet “të presë një mundësi tjetër .

“Më vjen shumë keq për tifozët. Nuk mund të ishte, ne u përpoqëm… Na falni”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"