“Jam shumë i revoltuar me lojtarët”, flet Sormani: Ja pse duhet ta fitojmë derbin ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 20:20

“Jam shumë i revoltuar me lojtarët”, flet Sormani: Ja pse duhet ta fitojmë derbin ndaj Tiranës

Adolfo Sormani pas barazimit me Bylisin, është shprehur se skuadra e tij mund të kishte fituar, pasi i kishin rastet për këtë.bandicam 2020-07-06 20-13-26-575

Gjithashtu për mikrofonat e “Supersport”, italiani është shprehur se Partizani duhet ta fitojë derbin vetëm sepse i duhet fitorja dhe për asgjë tjetër.

“Revoltimi në fund të ndeshjes? Jam shumë i revoltuar e lojtarët e mi.

Ka ende ndeshje për të luajtur për Europën, derisa matematika të na i lejojë, ne do përpiqemi të marrim maksimumin.

Mua më intereson shumë pak të flas për merkaton, pasi jemi në fund të ndeshjes dhe të flasim për këtë.

I kënaqur me paraqitjen e Carës? Mëkat për të pasi kishte dy raste të mira për të shënuar dhe për të marrë fitoren, Duhet të eci në këtë rrugë. I kënaqur me paraqitjen e Braun i cili dha maksimumin. Në pjesën e parë kishim disa raste të mira, në pjesën e dytë kishim disa raste por nuk ia dolëm të finalizojmë për golin e fitores.

Derbi? Partizani në derbi duhet të fitojë sepse i duhet dhe jo për gjë tjetër.

Nervozizmi? Kam keqardhje për lojtarët. Irritimi ndaj lojtarëve është më shumë keqardhje, pasi mund të kishim marrë më shumë për atë që treguam në fushë. Unë i kam thënë lojtarëve, që mund të kishim fituar që në pjesën e parë në ndeshjen.”, u shpreh Sormani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"