“Jam shumë i lumtur për sulmuesët”, Gjimshiti: Më mirë që do të luajmë vetëm për fitore ndaj Bjellorusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 23:40

“Jam shumë i lumtur për sulmuesët”, Gjimshiti: Më mirë që do të luajmë vetëm për fitore ndaj Bjellorusisë

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, u shpreh shumë i lumtur për repartin e sulmit që arriti të zhbllokohej pas triumfit 3-1 në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit. Në prononcimin pas kësaj përballje, ai deklaroi:

Gjimshiti

“Besoj se ishte një fitore e merituar. Jam shumë i lumtur për sulmuesët tanë që kemi bërë 3 gola. Në fillim të pjesës së parë kemi luajtur shumë mirë pastaj pësuam një gol nga 50 metra. Më pas e humbëm pak lojën.

Në pjesën e dytë kemi rrezikuar 2 herë, por prap kemi pasur shumë raste dhe e kemi merituar. Më mirë që do të luajmë vetëm për fitore, sepse kur ke dhe barazimin, hyn ndryshe në fushë. Do të jemi gati, kjo ndeshje do të na japë shumë moral dhe do të shkojmë për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"