“Jam shumë i lumtur për paraqitjen”, Kolela pas barazimit: Nëse vazhdojmë kështu, jemi edhe ne për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 21:13

“Jam shumë i lumtur për paraqitjen”, Kolela pas barazimit: Nëse vazhdojmë kështu, jemi edhe ne për titull

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, e cilëson paraqitjen e sotme të skuadrës së tij si shumë pozitive, ndonëse u mbyll në barazim 1-1 ndaj Egnatias.

kolela

“Më vjen keq për djemtë që kanë bërë një ndeshje të mirë. Çmimi i kësaj fitoreje mendoj se ishte mbi të gjitha për ta.

Jam shumë i lumtur për paraqitjen, shpresoj që skuadra ta shohë si një hap pozitiv dhe jam i bindur se nëse ekipi bindet për këtë gjë dhe paraqitjet do të jenë kështu, do të jemi edhe ne në garë për të fituar kampionatin.

Sot ishte për Egnatian veprimi i një sulmues të madh, Duamena është një sulmues i madh dhe merita e një goli të tillë është e një lojtari të fortë. Lojtarët e fortë mund të ndikojnë ndeshjet. Por nëse shohim sa herë gjuajti portën Egnatia dhe sa herë kemi shkuar në ne gjysmëfushën e tyre, atëherë…”, theksoi Kolela pas sfidës për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"