“Jam shumë i kënaqur për afrimin e Rapos”, rrëfehet Cungu: Nuk largojmë titullarët, kemi biseduar edhe me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 18:09

“Jam shumë i kënaqur për afrimin e Rapos”, rrëfehet Cungu: Nuk largojmë titullarët, kemi biseduar edhe me…

Laçi ka nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, me kurbinasit që shpresojnë në arritjen e objektivave për këtë sezon.cungu-lacii

Tekniku i bardhezinjve, Armando Cungu ka dhënë një prononcim për “Rtsh Sport” së fundmi, ku ka folur për merkaton e ekipit dhe mundësinë e largimit të dy prej titullarëve.

“Merkato? E rëndësishme është që është ruajtur grupi. E dimë të gjithë që janari nuk të jep shumë mundësi për ndërhyrje. Jam shumë i kënaqur për afrimin e Rapos, i cili është një lojtar me eksperiencë në elitë dhe bën 2-3 pozicione.

Fili? Është diskutuar me Filin dhe lojtarë të tjerë, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete. Kur ta shoh me ekipin tonë, atëherë do e besoj.cungu laci

Ndeshjet? Janë tri ndeshje në tri ditë (Teuta, Bylis, Vllaznia). Duhet kontingjent për të ruajtur dhe freskuar situatën. Dy ndeshjet e fundit nuk ishin ashtu siç i prisja, dhamë shumë në fushë dhe nuk morëm atë që prisnim.

Nuabueze dhe Domgjoni drejt largimit? Nuk mendohen absolutisht lëvizje të tilla. Ne kemi nevojë për afrime jo për largime, aq më tepër titullarë.”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"