“Jam shumë i emocionuar për kthimin në Shkodër”, Balaj: I lumtur për fitoren kundër Laçit, doja të debutoja me gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 18:44

“Jam shumë i emocionuar për kthimin në Shkodër”, Balaj: I lumtur për fitoren kundër Laçit, doja të debutoja me gol

Bekim Balaj debutoi sot me Vllazninë përballë Laçit. Ai u shpreh tepër i lumtur për këtë rikthim në skuadrën e tij të zemrës.

baolah

“Emocionet e kthimit në Shkodër janë shumë të mëdha, jam i lumtur që kthehem dhe fitojmë përballë Laçit edhe pse do të doja të debutoja me gol. Ekipi po kalon një moment të mirë dhe është e rëndësishme që të mbajmë këtë ritëm në kampionat dhe në Kupë. Unë jam rritur këtu dhe e di çdo të thotë të luash në “Loro Boriçi”. Shpresoj që çdo lajm të dëgjohemi për fitoren e Vllaznisë. U ktheva shumë vite pas, mbështetja e tifozëve dihet. Nga ndeshja në ndeshje ndjej që do të mbushet plot dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ecuri”,  u shpreh Balaj në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"