“Jam rritur shumë si lojtar tek Atalanta”, Gjimshiti përpara sfidës së Champions-it: Forca jonë është mbrojtja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 14:10

“Jam rritur shumë si lojtar tek Atalanta”, Gjimshiti përpara sfidës së Champions-it: Forca jonë është mbrojtja

Në vigjilje të sfidës ndaj Miditlandit është shfaqur në konferencë për shtyp, mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti i cili ka folur për këtë ndeshje dhe fatin e zikaltërve në Champions ku janë pranë kualifikimit për më tej:

gjimshiti

Rritja e tij – “Unë nuk jam ai që lexoj gazeta të ndryshme, sigurisht jam rritur shumë. Nga janari bëj 5 vite në Itali, është një kampionat që gjithashtu të bën të rritesh mendërisht. Tani është viti i tretë që jam këtu me trajnerin, mendoj se jam rritur. Ka cilësi në këtë ekip, kjo të ndihmon të rritesh.”

Përjetimi i këtyre rezultateve – “Rezultatet që kemi bërë kohët e fundit janë prej dëshirës që kemi treguar. Jemi të nxehur pas sfidës të së shtunës por më mirë të shohim përpara. Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje pasi është forca jonë. Në ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë, ndaj Veronës kemi bërë dy gabime të pafalshme, por do të rikuperohen pas mësimit që morëm.”

Miditlandi – “Kemi gabuar ndaj Veronës por tani kemi objektiv ndeshjen e Champions-it, pasi duhet të përballemi në kushtet më të mira të mundshme.”, përfundon fjalën e tij Berat Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"