“Jam rritur duke bërë tifo për ta”, Daku zbulon skuadrën e ëndrrave dhe shfrenon fantazinë: Shpresoj që në një të ardhme të afërt të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2021 | 18:46

“Jam rritur duke bërë tifo për ta”, Daku zbulon skuadrën e ëndrrave dhe shfrenon fantazinë: Shpresoj që në një të ardhme të afërt të…

Ish-sulmuesi i Kukësit Mirlind Daku është njeriu i momentit në kampiontin kosovar.  Lojtari gjilanas, i cili është pjesë e Ballkanit ka zbuluar se skuadra e tij e zemrës është Mançester Junajtid dhe se shpreh dëshirën për të veshur fanellën e “Djajve” në të ardhmen e afërt.

daku

“Ekipi im i ëndrrave është Mançester Junajtid, pasi që fëmijë jam rritur duke bërë tifo për ta. Dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt ta përjetoj nga brenda klubin”, ka thënë Daku në “Kanal10”.

Daku ka shtuar se nëse vazhdon me të njëjtin ritëm dhe pa probleme me dëmtimet ai do të luajë jashtë Kosovës.

“Nëse Mirlindi vazhdon me këtë ritëm dhe nëse s’ka lëndime dhe diçka të keqe, nuk do luajë në asnjë ekip tjetër të Kosovës, por jashtë”, përfundoi Daku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"