“Jam problemi më i vogël te Vllaznia”, Jonuz i zhgënjyer: Stërvitemi në kushte të vështira, do takoj administratorin Lici dhe …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 16:36

“Jam problemi më i vogël te Vllaznia”, Jonuz i zhgënjyer: Stërvitemi në kushte të vështira, do takoj administratorin Lici dhe …

Vllaznia u mposht në sekondat e fundit nga Skënderbeut. Trajneri i skuadrës shkodrane Mirsad Jonuz, u shfaq tepër i zhgënjyer për këtë disfatë, teksa në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

jonuzi

Çfarë ka ndodhur me ekipin gjatë kësaj jave?

Është shumë e vështirë kur humbet ndeshjen në minutën e fundit. Në 20 minutat e fundit kemi luajtur gabim. Kemi pasur disa gabime në pjesën e parë, por ato nuk ishin shumë të rrezikshëm. Në 20 minutat e fundit kemi luajtur në 70 metrat e mbrojtës dhe sulmit. E kam pasur frikë kundërsulmin. Ishte fatëkeqësi që Ramadani u dëmtua në pjesën e parë.

Nuk e di si do të jetë ndeshjen e ardhme. Unë kam ardhur të bëj diçka për këtë ekip. Edhe administratori Lici nuk ka çfarë humbet. Më vjen keq që lojtarët nuk e kuptojnë që duhet të luftojnë në fushë. Nuk kemi shërbimet në stërvitje. Para ndeshjes me Luftëtarin kemi bërë stërvitje vetëm 1 ditë dhe me ujë. Këto janë kushtet e stërvitjes. Nuk të japim mundësi të përgatitesh nga ana taktike. Kemi 4 muaj që nuk stërvitemi në një terren me bar. Është shumë e vështirë për lojtarët. Në mbrojtje humbasim konçentrimin në markimin e lojtarëve. Ata duhet ta kuptojnë që në çdo ndeshje të japin maksimumin e vetë.

A mos janë sinjale dorëzimi këto deklarata? 

Nuk janë vetëm kushtet fizike, por janë edhe problemet e tjera që ta bëjnë të vështira organizimin e stërvitjes. Nuk bëhet fjalë për kapitullim. Unë kam një takim me administratorin dhe nesër do të bëjmë analizën. Problemi më i vogël jam unë. Vllaznia ka për të ekzistuar gjithmonë edhe pa mua edhe pa ndonjë prej lojtarëve. Më vjen shumë keq sepse u bë hera e disatë që e humbim ndeshjen në minutën e fundit”, u shpreh Jonuz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"