“Jam pjesë e klubit të Skënderbeut”, Haris Fakiç iu përgjigjet kritikëve: Nuk e solla unë Shkëmbin te Ballkani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 18:57

“Jam pjesë e klubit të Skënderbeut”, Haris Fakiç iu përgjigjet kritikëve: Nuk e solla unë Shkëmbin te Ballkani…

Menaxheri i njohur, Haris Fakiç ka dhënë së fundmi në prononcim për median kosovare” Insdeksonline”, duke iu përgjigjur kritikave të shumta, teksa ka hedhur dritë në lidhje me lëvizjen e bërë së fundmi te klubi i Ballkanit, ku u largua trajneri Ismet Munishi dhe vendin e tij e mori korçari Bledi Shkëmbi.

haris fakic

Sipas Fakiçit, ai nuk ka gisht në lëvizjet e bëra së fundmi, teksa shprehet se aktualisht është pjesë e Skënderbeut dhe jo e Ballkanit.

“Unë nuk ndërroj trajner, as nuk kam ndërruar kurrë në karrierën time profesionale. Kjo nuk ka ndodhur kurrë te Skënderbeu ku kam punuar për 5 vite, e akoma më pak në klube tjera. Trajnerët janë ndërruar vetëm si mungesë e rezultateve dhe vetë natyra e punës me të cilin mirët. Në fund këtë ekskluzivitet e ka vetëm e vetëm presidenti i klubit.

E vetmja punë që kam bërë te Ballkani deri në këto momente është afrimi i ish dy futbollistëve të Skënderbeut, Bajram Jashanica dhe Nazmi Gripshi. Po ashtu afrimi në formë huazimi i Mirlind Dakut nga Osijeku, të cilin e menaxhon Shkumbin Qormemeti, me këtë të fundit kam relacione dhe bashkëpunim të ngushtë.

Nëse më pyetni për trajnerin Bledi Shkëmbi, unë kam qenë më shumë prezent në Kosovë. Atëherë nëse jam person që kam insistuar të hiqet një trajner dhe në vend të tij nuk vjen një trajner që unë kam pasur dëshirë, kjo nuk ka logjikë që unë e kam shkarkuar. Për Bledi Shkëmbin kam shumë respekt edhe e përgëzojë për punën që e ka bërë si trajner. Por Bledin unë nuk e kam sjellë te Ballkani. As vetë nuk jam pjesë e Ballkanit deri në këto momente. Jam vetëm mik i presidentit me të cilin bashkëpunojmë në repart të përcaktuar.

Akoma jam pjesë e klubit të Skënderbeut, nëse do mendoja diçka të tillë sigurisht nuk dua të jem diku tjetër i punësuar. Neve na njohin të gjithë për transferimet që kemi bërë në të kaluarën në Kosovë. Tregu kosovar në intereson dhe për këtë arsye do të hapim zyrtarisht filialin tonë në Prishtinë me qëllim që të afrohemi edhe fizikisht më pranë lojtarëve më të cilët do të bashkëpunojmë në të ardhmen”, u shpreh Fakiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"