“Jam për në burg, e di”, Kale u përgjigjet akuzave të Idrizit. Tirana ndihet e qetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 22:50

“Jam për në burg, e di”, Kale u përgjigjet akuzave të Idrizit. Tirana ndihet e qetë

Sinan Idrizi e ka çuar në gjyq Elton Kalenë, por lojtari jo vetëm që nuk e çan kokën, por i merr me sportivitet akuzat që i janë bërë. Braziliani, si zakonisht, ishte ai që mbante gjallë humorin te bardheblutë. Me një boks të madh të hedhur mbi shpinë, Kale u shfaq në stërvitjen e Tiranës. I pyetur për akuzat e Idrizit, batuta ishte e jashtëzakonshme. “E di! Jam për burg. Me shumë mundësi jam në burg”, tha ai, duke kryqëzuar duart sikur ia lidhën.
elton kale
Më pas tha që këto janë punët e Idrizit dhe asgjë më shumë, duke mos dashur të komentojë për thelbin e çështjes. Shkurt, Kaleja e ka marrë me sportivitet akuzën e bërë nga administratori i vlonjatëve dhe ka vazhduar stërvitjen i qetë në skuadrën bardheblu. Kujtojmë që Idrizi e akuzon Kalenë për falsifikim dokumentesh kur ishte te Kukësi. Çështja u mbyll, sipas Idrizit, kur Flamurtari pagoi një shumë të majme parash.

KLUBI – Drejtuesit e klubit Tirana janë të qetë për çështjen “Kale”. Për “Panorama Sport” ata kanë bërë me dije se bardheblutë nuk rrezikojnë asgjë për këtë problem që ekziston prej kohësh mes vlonjatëve dhe lojtarit brazilian. Klubi është i qetë, ashtu si edhe vetë Kaleja që nuk do të ketë asnjë pasojë.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"