“Jam penduar që kam zmadhuar gjoksin, mos e bëni kurrë”, partnerja e yllit anglez apel vajzave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 17:14

“Jam penduar që kam zmadhuar gjoksin, mos e bëni kurrë”, partnerja e yllit anglez apel vajzave

Rebeka Vardi, gruaja e yllit të Anglisë dhe Lestër Sitit, Xhimi Vardi, ka folur edhe për zmadhimin e gjoksit, në një intervistë. Vite më parë, ajo kreu operacionin e zmadhimit të gjoksit, por sot, ajo duket shumë e penduar.

rebeka vardi

Ajo u pyet nëse këtë operacion e bëri për t’u dukur më seksi në sytë e partnerit të saj: Operacionin e kam bërë sepse kisha komplekse, prej numrit të vogël të gjoksit. Diçka e tillë më kishte ulur vetëbesimin. Operacionin nuk e kam bërë aspak për bashkëshortin” – deklaroi Rebeka.

2-234

“Por, e pyetur nëse edhe vajzat e tjera që e kanë këtë problem, duhet të bëjnë ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit, bashkëshortja e Vardit u shpreh: Në mënyrë absolute jo. Nuk do ta bëjë përsëri këtë gjë, nëse do kisha mundësi të kthehesha pas në kohë. Ua këshilloj vajzave të mos bëjnë ndërhyrje të tilla. Unë thjesht e bëra për ta provuar dhe për të rritur besimin tim”.

rebekavardi

Rebekah-Vardy-REX1-696x503

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"