“Jam në merak për familjen që ndodhet në Itali”, Balaj: Jeta më e rëndësishme, ja si e kaloj kohën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 17:12

“Jam në merak për familjen që ndodhet në Itali”, Balaj: Jeta më e rëndësishme, ja si e kaloj kohën

Si shumë të tjerë edhe Bekim Balaj është izoluar në shtëpinë e tij, për shkak të Koronavirusit që po përhapet me shpejtësi.bekim balaj

Në një lidhje për “Supersport” sulmuesi i cili aktivizohet në Austri me Sturm Graz, është shprehur se është në merka për prindërit e tij që janë në Itali. Gjithashtu Balaj shprehet se jeta është mbi gjithçka duke shpresuar që kjo situatë të kalojë shpejt.

“Jam në merak për prindërit e mi dhe motrën, që jetojnë në Itali në Rimini. Këto kohë kam bërë stërvitje vetëm në një park afër shtëpisë sime, por edhe atë do ta mbyllin.

Kam marrë një program dhe po stërvitem vetëm. Mbi të gjitha është jetë dhe e rëndësishme është të kalojë kjo situatë. E kalojmë kohën duke luajtur ‘Ludo King’.balaj shqiperi francee

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016? Jam i bindur që e merituam atë kualifikim, bëmë shumë mirë në shumë ndeshje.”, u shpreh Balaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"