“Jam milanist me zemër”, ish-futbollisti nuk ngurron ta shprehë dashurinë për “Djallin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 22:54

“Jam milanist me zemër”, ish-futbollisti nuk ngurron ta shprehë dashurinë për “Djallin”

Zemra e ish-sulmuesit të Milanit, italianit Stefan El Sharaui nuk rreh për asnjë ekip tjetër përveçse për kuqezinjtë, pavarësisht se e ka lënë Milanon prej 5 vitesh.

El Sharaui

Për momentin 27 vjeçari aktivizohet me skuadrën e Shangait në Superligën Kineze dhe në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, ai pranon se te kuqezinjtë luajti në një moment jo të favorshëm, prandaj dhe largimi ishte gjëja e duhur.

El Sharaui

“Kam lënë shumë kujtime në Romë, ku ndërtova një rrugë jo vetëm futbollistikë por dhe më të gjërë akoma. Më mungon Roma ashtu siç më mungon e gjithë Italia.

Te Milani mbërrita në një moment kur kishte nevojë për ndryshim. Unë me zemër jam tifoz i Milanit, por rrethanat ishin të atilla saqë largimi ishte gjëja e duhur,” deklaroi El Sharaui.

el sharaui

Stefan El Sharaui luajti me Milanin 102 ndeshje, ku shënoi 27 gola dhe dha 13 asiste. Ai ishte një nga idhujt e tifozëve në kohën kur Milani shkëlqeu për herë të fundit, në vitin 2011.

el sharaui

Më pas, dashurinë ndaj kuqezinjve e ka dëshmuar gjithmonë dhe në fushë, sepse asnjëherë nuk ka festuar kur ka shënuar kundër tyre.

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"