“Jam me fat”/ Nëse do t’i duhej të ndryshonte diçka në pamjen e jashtme, Hygerta Sako nuk do të prekte kurrë këto dy gjëra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 18:55

“Jam me fat”/ Nëse do t’i duhej të ndryshonte diçka në pamjen e jashtme, Hygerta Sako nuk do të prekte kurrë këto dy gjëra

Hygerta Sako u përfol si një ndër personazhet që do të marrë pjesë në “Big Brother VIP” këtë vit. Moderatorja reagoi në rrjete sociale dhe me anë të një komenti zbuloi se kjo nuk është e vërtetë.

hygerta sako (3)

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me ndjekësit në Instastory, Hygerta theksoi edhe një herë faktin që nuk do të jetë në “Big Brother VIP”. Kur u pyet nëse do vazhdojë ta prezantojë sportin në “RTSH” (Radio Televizionin Shqiptar), Sako shkroi:

Sigurisht që po. Dje mbyllëm transmetimin e emisioneve dhe këtë fundjavë fillojmë me rubrikën sportive”.

hygerta sako (4)

hygerta sako (8)

Gjatë bisedës, moderatorja sportive tregoi se ka tetë tatuazhe në trup aktualisht, teksa shtoi: “Dhe nuk i kam mbyllur akoma. Më pëlqejnë shumë”.

hygerta sako (7)

Nëse do të bënte një ndryshim në pamjen e jashtme, Hygerta nuk do të prekte kurrë dy gjëra. Ajo shkroi: “Me flokë të shkurtër dhe bionde s’do më shohësh kurrë”.

Një ndjekës e pyeti moderatoren: “Si ka mundësi s’po ecin vitet për ty?”. Hygerta shkroi: “Shumica e pyetjeve janë të këtij lloji. Po sigurisht që dhe mua kanë filluar të më shfaqen shenjat e moshës, por pak më të zbutura se zakonisht. Çështje gjenetike. Nuk është meritë e imja. Jam me fat”.

hygerta sako (12)hygerta sako (10)

hygerta sako (9)hygerta sako (14)hygerta sako (6)hygerta sako (4)hygerta sako (2)hygerta sako (6)

© Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"